Me precedentë të mëparshëm penal, arrestohet 47-vjeçari në Fier

Foto ilustruese

Shpëtim Kanda, është arrestuar ditën e sotme, pasi është kapur duke lëvizur me armë të ftohta me vete.

Policia bën me dije se 47-vjeçari ishte dënuar më parë për veprat penale “Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Kastriot” në automjetin tip “Benz” të shtetasit Sh. K., është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shkop druri si ata të bejzbollit, në kushtet e armës së ftohtë, pa leje.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

SHKARKO APP