Me pushime me të bijën, mbytet 68-vjeçari në Zvërnec

Një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në bregdetin e Vlorës, në Zvërnec. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.

68-vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?