Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim”, Majko rrëfen periudhën e luftës në Kosovë

Aktualitet E shtunë, 18 Janar 2020 15:18
“Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim”, Majko rrëfen periudhën e luftës në Kosovë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ish-kryeministër gjatë kohës kur vendi ynë priti shqiptarët e Kosovës, në fjalën e mbajtur sot në Prishtinë, në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, tha se shqiptarët duhet të ecin krah për krah, në një udhëtim që tashmë ka nisur.

Majko deklaroi se në atë kohë zyrtarët e lartë të Shqipërisë kanë bërë vetëm detyrën e se vëllai mund edhe të mos falënderohet, pasi e ka për detyrë ta bëjë kaq gjë.

“Ne që kemi qenë në drejtim të institucioneve në atë periudhë të vështirë thjesht kemi bërë detyrën tonë ka pasur ca të tjerë që këtu në Kosovë, pa pasur një lloj detyre, zyrë, apo institucion luftuan për lirinë e kombit shqiptar sepse në thelb liria e Kosovës ishte liria e Shqipërisë, në këtë kontekst ajo çfarë ndodhi në 1999 ishte ajo që rëndom ndodh për cilindo njeri. Çdo kush përkufizohet nga ditët e vështira. Nuk besoj se na përkufizojnë ditë të mira. Kemi bërë vetëm detyrën tonë. Ndaj ndihemi mirë por dhe keq kur na falenderoni, sepse në jemi vëllau dhe vëllau edhe falenderohet por dhe jo. Tani a të mërzit ndonjëherë vllau edhe të mërzit.. por si i thoni në Kosovë kur ta sjell vëllau shpirtin ne maje te hundes, ah vëllai si shkjau… Por ne për këtë arsye duhet ta durojmë njëri-tjetrin. Të kujtojmë ato ditë të vështira, kur përkufizuam e përcaktuam se kush jemi nga vijmë e mbi të gjitha ku do të shkojmë”,- tha Majko.

Pandeli Majko tregoi sesi liderët politikë në Tiranë bënin mbledhje në atë kohë të vështirë, ndërsa thotë se me Sali Berishën ishin gati të vriteshin. Ai shton se ishin ditë të vështira, pasi në dorë ishin fate të njerëzve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Se bashku me Ilirin, edhe shumë të tjerë, mes të cilëve edhe ai që është sot kryeministër i vendit Rama, mblidheshim a ishim aq të bindur, edhe të fortë, ju siguroj që ishim të shqetësuar, të frikësuar se do na kujtohej emri brez pas brezi për të keq, por nuk mund të lë pa thënë atë që tha Presidenti Meta, u mblodhëm të majtë e të djathtë, komunistë, ballistë, legalistë. Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim në ’97, por pas masakrës së Reçakut, u mblodhëm, i thirrën të gjitha partitë e opozitës dhe fjalia që thamë ishte: Kur serbët na vrasin ne duhet të bashkohemi. Tanimë në një kohë tjetër, në këto kushte të vetëpërkufizimit tonë, nga momenti i vështirë duhet të shikojmë pak më larg. Unë nuk jam nga ata që fal kollaj, por ja që kam filluar ta bëj. Por duhet ta bëj se duhet të ndryshojmë. Në ’99 e kuptuam se nuk bënim dot pa njëri-tjetrin, e duhet të jemi gjithmonë bashkë”, u shpreh Majko.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më tej, Majko foli edhe për figurat kryesore politike të Kosovës.

“Kam përballë presidentin e Kosovës, i cili në atë kohë nuk besoj se e dinte se do të bëhej kryetar i shtetit të Kosovës. Por u vetëpërkufizua si përfaqësuesi dhe kryetar i deligacionit të Kosovës. dhe aspiratave të saj, kokëfortë si ai, pavarësisht se sot flet shumë për dialogun. Kam përballë kryeministrin e Kosovës, luftëtar si ai. Nuk besoj se kur mbante trupin e vëllait do të bëhej kryeministër i Kosovës. Kam përballë Albin Kurtin, Nuk besoj se në burgun e Serbisë në atë kohë, do mendonte se do të vinte një ditë që ai do të përfaqësonte një forcë politike të re dhe dotë ishte kandidat për kryeministër. Nuk kemi këtu Ibrahim Rugovën dhe shumë të tjerë që nuk jetojnë, të cilët bënë detyrën e tyre”, vlerësoi Majko.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 32 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 37 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 37 minutash

Etiketat e lidhura

Pandeli MajkoSali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 8 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 8 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 23 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 31 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.