Me shpejtësi “skëterrë”, meshkujt dhe femrat çmenden në timon (VIDEO)

Ashtu si për çdo fundjavë, Policia Rrugore forcon kontrollet, ndërsa u ‘shtrëngon rripin’ drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Kështu përgjatë natës janë konstatuar disa drejtues mjetesh që kapen në shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona se drejtonin mjetin në gjendje të dehur, njëri prej të cilëve u arrestua gjatë natës, e tre të tjerë të shtunën. Po ashtu janë penalizuar me heqje të lejes së drejtimit 13 shoferë për nivelin e alkoolit dhe 39 të tjerëve për shpejtësi.

“Në të gjitha rrugët të Tiranës.
Policia Rrugore e Tiranës, vijon kontrollet me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës. Pak momente me pare 36 vjecari A. M, u arrestua pasi u konstatua me Drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l testi i pare dhe 0.68 mg/l. 3 drejtues te tjere u arrestuan mbremjen e djeshme dhe oret e para te mengjezit te dites se shtune si dhe u pezulluan 13 Leje Drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit. Alkooli ne timon sjell shume probleme. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdorn mjetet e transportit publik.”, thuhet në njoftimin në ‘Facebook’ të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë gjatë fundjavës janë konstatuar edhe raste kur shoferët ecin me shpejtësi skëterrë, deri në 178 km/h. Një prej rasteve është ai i një 23-vjeçareje nga Tirana, e cila ecte me shpetësi në rrugën interurbane Tiranë –Durrës.

“Vijojne kontrollet pergjate fundjaves nga Policia Rrugore e Tiranes per rritjen e parametrave te sigurise rrugore. 23 vjeçarja nga Tirana me 154 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar ne nje largesi prej 436.6 metra. Gjate dy neteve ne oret e vona te nates ne harkun kohore 21.00 – 01.00 jane konstatuar raste te shumta te shpejtësisë deri ne dy fish mbi limitet. E nga keto raste perqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtueseve femra ishte pothuaj e barabarte.
Shpejtesi qe varionin nga 140 km/h deri ne 178 km/h.
Per gjate dy neteve 39 leje drejtimi te pezulluara
Shpejtesi ✈qe te vret jeten?..
?✈??❓❓❓❓
??✍✍”, thuhet në postim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?