Më shumë gra në ekip, Basha ”godet” paktin e 2008: Duhet të luftojmë për njerëzit e këtij vendi

Në ambientet e Partisë Demokratike u mbajt mbledhja e Këshillit Kombëtar, kjo pas zgjedhjeve të 25 prillit. 300 anëtarët votuan dhe i qëndruan besnik listës së kryetarit të partisë për ekipin e ri.

Lulzim Basha ka kërkuar mobilizim, duke thënë se opozita ka përgjegjësinë për të luftuar për njerëzit e këtij vendi. ”Përballë zgjidhjes së munguar dhe ndryshimit të mohuar përmes atyre mjeteve që ju i njihni më mirë se kushdo tjetër, ne kemi përgjegjësinë për të luftuar për njerëzit e këtij vendi, për të qenë pranë tyre për problemet e vogla e të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie”.

Po ashtu Basha tha që të gjithë të mbajnë kokën lart. ”Mos lejoni që jermi antiopozitar që ka për qëllim goditjen e Partisë Demokratike si të vetmen shpresë për njerëzit e këtij vendi, të jetë më i fortë se bindja e secilit prej nesh se modeli që kemi zgjedhor, autoriteti moral që kemi fituar, nuk buron nga muskujt e krimit, nga paratë e koncesioneve apo nga shkrirja e partisë me shtetin”.

Kryetari Basha tha edhe se ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 nuk ishin të përshtatshme për nevojat e shoqërisë për demokraci. ”Është tashmë e qartë që ndryshimet kushtetuese të 2008-es nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve, ndaj për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, duhen ndryshime rrënjësore që duhet të vijnë si një reflektim dhe veprim i përbashkët i Partisë Demokratike dhe intelektualëve, studentëve, pedagogëve, sipërmarrësve, artistëve, gazetarëve, të rinjve e të rejave që kërkojnë një demokraci funksionale”.

Thelbi i kësaj marrëveshje në vitin 2008 mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, ishte ndryshimi i sistemit zgjedhor në vend, nga zgjedhja e drejtpërdrejtë e shumicës së deputetëve në një sistem rajonal proporcional që është ende sot në fuqi. Ndër të tjera, Basha theksoi se do të ketë dhe një angazhim për reformë zgjedhore e territoriale në vend, që i cilësoi si të “domosdoshme për shoqëri demokratike”.

Lulzim Basha u shpreh i bindur se me ekipin e ri, që ka më shumë gra si kurrë më parë në poste të rëndësishme, betejën për çlirimin e Shqipërisë do ta çojnë përpara. ”Jam krenar që në këtë ekip do të kemi më shumë gra në detyra të rëndësishme, me profile të spikatura që e bëjnë Partinë Demokratike më gjithpërfshirëse, jo për shkak të kuotave gjinore që shpesh herë ngatërrojnë sasinë me cilësinë e përfaqësimit, por si vlerësim të profesionalizmit, integritetit dhe përkushtimit të tyre. Mirënjohje për angazhimin tuaj fisnik dhe suksese”.

Ekipi i ri i Lulzim Bashës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD
Alfred Rrushaj
Nënkryetarë të grupit parlamentar të PD
Ervin Salianji
Luçiano Boçi
Sekretari i Grupit Parlamentar
Arbi Agalliu
Nënkryetar të Partisë (Ishin 2, u bën 4)
Alfred Rrushaj
Enkelejd Alibeaj
Jorida Tabaku
Grida Duma
Sekretar I Përgjithshëm
Gazment Bardhi
Kryetar I Këshillit Kombëtar Të Partisë Demokratike
Edi Paloka
Kryetar I Komisionit Të Apelimit, Integritetit Dhe Etikës
Flutura Açka
Kryetar I Komisionit Zgjedhor
Jemin Gjana

Sekretariati ekzekutiv i partisë

Sekretar Organizativ — Ervin Minarolli
Sekretar Burimeve Njerëzore— Arta Sakja
Sekretar Për Emigracionin Dhe Diasporën —Belind Këlliçi
Sekretar Për Pronarët Dhe Ceshtjen E Pronave- Ledina Mandia
Sekretar Për Klimën E Biznesit – Flamur Hoxha
Sekretare Për Të Përndjekurit Politik- Jonila Godole
Sekretar Për Çështjet Ligjore Dhe Zgjedhore- Ivi Kaso
Sekretar Për Marrëdhëniet Me Publikun – Greta Bardeli
Sekretar I Koordinimit Elektoral – Taulant Zeneli
Sekretar Për Organizatat Partnere – Orjela Nebiaj
Sekretar Për Organizimin Dixhital – Endri Hasa

Komisionet Parlamentare

Komisioni për Integrimin Europian
Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme
Tomorr Alizoti
Zëdhënësi i Grupit
Orjola Pampuri

https://kohajone.com/miratohen-emrat-e-11-sekretareve-te-pd-dhe-8-drejtuesit-ne-komisionet-parlamentare/

https://kohajone.com/me-shume-gra-ne-ekip-basha-do-e-cojme-pe%cc%88rpara-beteje%cc%88n-per-clirimin-e-shqiperise/

SHKARKO APP