Më shumë se 3.7 milionë të prekur dhe 258 mijë viktima nga koronavirusi në botë

Në botë numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi është rritur në 258 338, ndërsa të prekur numërohen 3,727,802.

Nga 195 vendet e prekura nga pandemia Shtetet e Bashkuara mbeten në krye të listës së zonave më të prekura ku numri i të infektuarve tejkaloi 1.2 milion ndërsa vdekjet numërohen pothuajse 71 000.

Numri i personave që vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në SHBA ishte 2333, më shumë se dyfishi krahasuar me një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i dytë më i prekur nga pandemia me 29.427 vdekje dhe pasohet nga Italia (29,315), Spanja (25.613) dhe Franca (25.531).

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri i infeksioneve po rritet gjithashtu në Amerikën e Jugut, ku tani ka më shumë se 15 mijë vdekje të lidhura me koronavirusin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?