Më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orë, rritet numri i viktimave në Spanjë
Numri i të shëruarve në Spanjë ka qenë më i lartë se ai i të infektuarve në 24 orët e fundit.
331 është numri i viktimave në Spanjë, 43 më shumë se dita e djeshme, ndërkohë që ka shkuar në 23.521 numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1831 raste të reja, që e çojnë në 209.465 numrin e të prekurve.
100.875 pacientë janë shëruar nga COVID-19, ndërsa 2144 janë rekuperuar vetëm ditën e djeshme.
Madridi vazhdon të jetë rajoni më i prekur me 59.421 raste dhe 7986 viktima, ndërsa Katalonja e ndjek me 47.755 raste dhe 4699 të vdekur.
Që prej ditës së sotme fëmijët në Spanjë do të lejohen të lëvizin në orar të kufizuar dhe me masa mbrojtëse, pas më shumë se 1 muaji të izoluar në shtëpi.
Tashmë vendi ka nisur të lehtësojë masat, pasi krahasuar me një javë më parë numri i viktimave ka një ulje të ndjeshme.