Me sytë nga qielli, më në fund shi!

Orët e pasdites janë karakterizuara me vranësira te lehta, të cilat erdhën duke u dendësuar. Gjëmimi i reve, paralajmëroi nga moment në moment që shiu i shumëdëshiruar të trokasë në tokën e eshkuar nga vapa përvëluese e këtyre ditëve.

Aq shumë e kemi pritur shiun sa na duket se edhe tani që ju tek të fillonte e ka me dy mendje. Nuk duhet ta keqkuptojmë këtë shi që rreket të bjerë ose jo, sepse kështu e ka shiu i beharit, “si vrapi i gomarit”, një shi që siç thotë populli “Ta lag njërin vesh dhe tjetrin jo”, eufemizëm ky që tregon se shiu në verë është me karakteristika reshjesh lokale, që do të thotë se nëse nuk po bie në Tiranë, në Juglindje ai po bën “namin”.

Foto marrë nga publikimi në Vizion Plus

Nga raportimet bëhet fjalë se stuhia shoqëruar me erë të fortë ka rrezuar disa pemë në aksin rrugor Pogradec – Maliq pranë fshatit Leshnicë. Për largimin e pemëve të rrëzuara nga rruga nacionale janë duke punuar punojës të shërbimit zjarrfikës ndërkohë që pemë të rrëzuara ka edhe në fshatin Tushemisht, pemë të cilat kanë shkaktuar radhë të gjata të automjeteve. Edhe aty punojës të ndërmarrjes së gjelberimit të bashkisë Pogradec po punojnë për largimin e pemëve të rrëzuara për të normalizuar trafikun e rënduar, raporton gazetari për Vizion Plus.

Këto reshje nuk është se do të sjellin ndonjë ndryshim të konsiderueshëm, por metereologët parashikojnë se është prelude i fundit të stinës së nxehtë dhe afrimi i normalizimit të temperaturave. Për pushuesit nuk do të ketë ndonjë alarm të shtuar për prishje të pushimeve, pasi situate do të përmirësohet.

Maksimumi e mërkura do të shkrijë buzëqeshjet e ngrira të plazhistëve, për të vrenjtur edhe për pak fytyrat e atyre që ky shi çeli si një rreze shprese, për shpëtim.

Albert Vataj

Fotot e tjera marrë nga publikimi në Facebook i gazetarit Tonin Frroku

Foto: Tonin Frroku

SHKARKO APP