Me tentativën e vetëvrasjes, Bledari kërkoi arratisjen nga burgu

Bledar Selmanaj inskenoi një akt vetëvrasje, për të dalë nga burgu i Peqinit, aty ku vuan dënimin për vrasjen e një 25-vjeçari.

Si mjet për t’i shpëtuar prangave, ai ka prerë 4 hekura dhe ka tentuar që të dalë nga burgu, por është kapur në kohë nga ana e efektivëve të burgut.

Më pas 39-vjeçari u dërgua në spitalin e burgut në QSUT, për t’u kuruar, por edhe aty ka tentuar që të arratisej.

Ai është vrasësi i 25-vjeçarit Xhuljano Bullari, të cilin e ekzekutoi brenda makinës. Ai u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit. Bledari qëlloi të riun me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali që i mori dhe jetën.

Arsyeja pse Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Por edhe deri më sot, nuk e ka pranuar vrasjen.

Selmanaj nuk është emër i panjohur për policinë pasi ka qenë i dënuar për një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme.

Gjatë hetimeve të kryera policia ka zbuluar dhe një kartelë mjekësore që vërteton se Selmanaj kurohet vazhdimisht për sëmundje depresive.

SHKARKO APP