Me tre klandestinë, arrestohet 54-vjeçari nga Tirana
2020 ka nisur me arrsetime. Policia e Elbasanit ka arrestuar një 54-vjeçar nga Tirana për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve nga vendet e treta. Shtetasi E.J, banues në Sauk, u kap nga shërbimet e Policisë në qytetin e Prrenjasit duke transportuar me mjetin e tij tre shtetas të huaj në drejtim të Shkodrës me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.