Me urgjencë drejt Tiranës një 86-vjeçare nga Fieri, rezultoi pozitive me Covid 19

Një 86-vjeçare nga Peshtani i Cakranit në Fier është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë në orët e para të mëngjesit pasi ka rezultuar pozitive me Covid 19.

Gruaja e moshuar është paraqitur në spitalin e Fierit ku i është marrë edhe tamponi, i cili ka rezultuar pozitiv.

E moshuara është paraqitur me komplikacione shëndetësore dhe shenja të virurist, çka ka detyruar mjekët të marrin tampon. Pas daljes së rezultatit e moshuara, nën masa të forta sigurie është nisur drejt Tiranës ku mësohet se ka mbërritur rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetime të rastit, paraprakisht është mësuar se e moshuara ka qenë për vizitë tek nipi i saj në Tiranë, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid 19.BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?