Me vajzën e mitur në krah, protestuesi ngjitet te shkallët e Kryeministrisë
Aktualitet E Premte, 16 Tetor 2026 22:02
Një protestues është afruar mbrëmjen e sotme te shkallët e Kryeministrisë, i shoqëruar nga vajza e tij e mitur, ku ka qëndruar për disa çaste përpara efektivëve të policisë. Gjatë qëndrimit të tij, ai u ka kërkuar efektivëve të heqin kapelat, ndërsa policia ka krijuar një kordon sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e situatës. Pas disa minutash, protestuesi është larguar nga zona së bashku me një grua.

