Me vezë në duar, protestuesit mblidhen te Kuvendi. Policia “gardh” para godinës

Sikundër kishin paralajmëruar ditë më parë nga sheshi, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit.

Dhjetëra protestues janë mbledhur në pjesën e pasme të Kuvendit, ndërsa dëgjohen thirrje “Parlament i krimit”, teksa në institucion kanë nisur të mbërrijnë deputetët dhe ministrat socialistë.

Disa prej tyre shihen me vezë në duar duke shkruar në to emrat e deputetëve. Ata shprehen se kanë ndryshuar strategji dhe se nuk do t’i godasin me vezë, por do t’ua japin në dorë dhe do t’u kërkojnë deputetëve që t’i thyejnë ose jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kor ata dëgjohen duke brohoritur “Rama jepe dorëheqjen”, ndërsa më pas ka ndërhyrë policia duke i zhvendosur nga oborri i jashtëm i Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu edhe policia ka marrë masa duke bllokuar zonën përreth për të shmangur incidente.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?