Me vota nga PD-ja, Kuvendi plotëson dy vakanca në KLGJ dhe zëvendëson Gent Ibrahimin në KLP

Kuvendi plotësoi tre vakanca në organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë. Yllka Rupa dhe Ilir Rusi do të jenë dy anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor ndërsa Mirela Bogani do të zërë karrigen e Gent Ibrahimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Për dy vakancat në KLGJ u mblodhën 84 vota pro, 1 kundër dhe një abstenim, numër ky më i madh sesa i kartonëve që zotëron maxhoranca, duke treguar rrjedhje votash nga PD-ja. Për Mirela Bogdanin ishin 81 pro tre kundër dhe një abstenim.

Për të dyja rastet votat ishin të pamjaftueshme për t’i zgjedhur me shumicën që kërkon ligji, por duke qenë ky votim i tretë, hyn në zbatim mekanizmi i tretë që e bën automatikisht fituese listën e përcjellë për miratim.

Kjo rrjedhje votash nga PD-ja, vjen në një moment kur vetëm pak ditë më parë demokratët kontestuan të gjithë procesin duke paralajmëruar ankimim në Gjykatën Kushtetuese.

SHKARKO APP