”Më vranë djalin”, flet nëna e 31 vjeçarit

31-vjeçari Ilvi Meta u gjet i pajetë në ambientet e Komisariatit të Kavajës. E ëma e tij, Zinie Meta thotë se djali i saj është vrarë nga policia se këtë çështje duhet ta ndjekë shteti.

“Ma vranë. Megjithëse ma kapën, por ma kanë vrarë. Djali ka qenë i operuar me stomak, ma kanë vrarë. Policia. Më sollën rripin e djalit. Ato që ma kanë vrarë djalin, nuk di çfarë të them, ta shohë shteti. Unë nuk jam mësuar me vjedhje, jetoj në barake”,-tha për ”Euronews Albania”.

Në një njoftim zyrtar për ngjarjen policia sqaroi se 31-vjeçari ishte ndaluar ditën e djeshme, pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për vjedhje.

SHKARKO APP