Medalje e Artë për ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit

Kryeministri Edi Rama dekoroi me medaljen e artë të shqiponjës ekipet e kërkim-shpëtimit që ju gjenden pranë vendit tonë në ditët më të zeza pas tërmetit të 26 nëntorit. Medaljet u tërhoqën nga ambasadorët e vendeve respektive. I pari ishte ambasadori i Kosovës dhe më pas, Italia, Turqia, Franca, Izraeli, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Kroacia, Zvicra, OKB, BE dhe ShBA. Rama ndërkohë vlerësoi edhe asistencën e dhënë me inxhinierë për vlerësimin e banesave. “Pas trupave të kërkim shpëtimit kanë vijuar të vinë trupa të vlerësimit të dëmeve për të dhënë një ndihmë shumë të çmuar në aktet e konstatimit, por ndihmë të çmuar për të gjithë banorët. Krahas vlerësimit të dëmeve po ulim tensionin dhe pasigurinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?