Media amerikane: Vlora, qyteti bregdetar i mbushur me brigje mahnitëse dhe vendpushime të qeta

Mesdheu është i mbushur me brigje me ujëra blu dhe vendpushime të qeta që përqafojnë stilin e jetës si nomad, por jo të gjitha mund të kurorëzohen si më të mirat ne Evropë, shkruhet në në një artikull të botuar revistën e udhëtimeve “Travel off Path”.

Ekspertët veçojnë Shqipërinë, një vend i vogël që ka regjistruar një fluks të numrit të nomadëve digjitalë që nga lëshimi i vizave jozyrtare në vitin 2022 ndërsa shumë prej tyre kanë zgjedhur të jetojnë në kryeqytet, Tiranë, mes qyteteve të tjera bregdetare.

Vlora është një nga qytetet më mahnitëse në Shqipëri. Vlora është qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë, i vendosur përgjatë brigjeve të pacenuara me pamje nga Gjiri i Vlorës dhe i shtrirë në një vijë të drejtë me qytetin turistik, Leçe aktualisht “arratisja” më në trend e Italisë.

Qyteti bregdetar së shpejti pritet të kthehet në pikën turistike më të vizituar të Shqipërisë nga turistët e huaj pasi vendi vazhdon të tërheqë vëmendjen, kryesisht falë zbulimit të më shumë xhevahireve të fshehura, si Vlora. Ky qytet turistik ofron akomodime cilësore për një pushim të qetë, dhe apartamente të cilat mund të rezervohen për 400 dollarë në muaj. I rrethuar nga nga më shumë ujëra bruz se sa Santa Fe, kryeqyteti i shtetit amerikan të Nju Meksiko, ky qytet i mrekullueshëm ofron peizazhe si në kartolina ndërsa jeni duke pushuar në një nga shumë plazhet e tij idilike.

Cilat e janë vendet më të bukura për t’u vizituar sipas ekspertëve?

Plazhi i Gjipesë

Plazhi i Dhërmiut

Plazhi Pulëbardha

Aeroporti i ri i Vlorës hapet në mars 2025

Mbërritja në Vlorë do të jetë shumë më e lehtë në mars 2025, pasi aeroporti i ri të jetë funksional. Transportuesi kryesor i Shqipërisë, “Air Albania” është në krye të linjave ajrore.

Duke qenë se kompania ajrore “Ryanair” po nis fluturimet për në Dakhla, Sahara Perëndimore nga të gjitha vendet, a nuk mendoni se edhe Vlora do të jetë në radarin e saj?

Për momentin, mënyra më e lehtë për të mbërritur në Vlorë është me autobus nga Tirana./Travel off Path

 

 

SHKARKO APP