Media Britanike: Shqipëria e mbytur në borxhe do i bashkohet BE

Pas referendumit për daljen nga BE, në Britani mjaft media po u kushtojnë rëndësi vendeve të reja që janë në proces integrimi dhe fondeve që Brukseli jep për zhvillimin e tyre. Gazeta britanike “Daily Express”, i kushton një shkrim Shqipërisë dhe procesit të integrimit të saj. Për gazetarët britanik, BE-ja po u hap dyert e  saj vendeve që kanë probleme serioze ekonomike dhe shumë borxhe. Shqipëria, sipas tyre është vendi në prag të krizës ekonomike.

Gazeta angleze shkruan se: “Ekonomistët kanë paralajmëruar për pasojat e mundshme financiare të hapjes së derës për një vend në krizë. Bashkimi është duke ecur përpara me bisedimet dhe Shqipëria mund të bashkohet më shpejt se në vitin 2020”.

Bëhet e ditur se gazetarë të ”Express.co.uk”, kanë vizituar vendin përpara votimit të Britanisë, ku kanë folur me njerëz që tregonin për dëshpërimin e tyre për të hyrë në Bashkim. Ata janë të vendosur për veten e tyre për të kaluar në vendet Europiane, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Vendi është padyshim duke bërë përmirësime, varfëria është e dukshme. Në rrugët kryesore të kryeqytetit, burra të moshuar shesin këpucë e tyre apo cigare për të siguruar jetesën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka rreth 2500 romë që jetojnë në rrugët e vendit. Më tej në veri, burrat kanë braktisur fëmijët e tyre për tu nisur në Europë, për të gjetur paratë se në Shqipëri nuk ka punë. Altin Goga, 36 vjeç zotëron një dyqan të vogël në fshat dhe si shumë të tjerë, ai është duke luftuar për të bërë më të mirën. Ai tha se: “Kjo nuk është një situatë e mirë. Është e rrezikshme. Njerëzit blejnë vetëm produktet më të domosdoshme, sheqer dhe kafe. Shumë pak blejnë fruta dhe perime. Popullsia po plaket. Të rinjtë duan të largohen nga ky vend, ata mendojnë se bari i gjelbër në anën tjetër është më i mirë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njerëzit në vend besojnë se qeveria e tyre është duke u përpjekur për të mbajtur një situatë poshtë. Pagat janë shumë të ulëta, me një mesatare prej 350 euro në muaj në qytet, benzina është pothuajse të njëjtin çmim si në Mbretërinë e Bashkuar, 1 dollar për litër. Varfëria është aq ekstreme në vend, sa burrat dhe gratë e moshuara shesin këpucë e tyre në anë të rrugës ose nxjerrin fëmijët e tyre për të lypur.

Banorët e Shqipërisë, një tabllo e zymtë e jetës në vend por bosët Europianë janë të vendosur për të përfunduar anëtarësimin e vendit në vitin 2020. Në 2014 borxhi publik i vendit ish-komunist ishte 9,530 milion dollarë, dhe në vend të zvogëlimit është rritur 535 milion dollarë në vitin e kaluar.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?