Media britanike: Shqipëria, një nga destinacionet perfekte për të kaluar pushimet

Vera po mbaron, por megjithatë ka shumë njerëz që zgjedhin pikërisht fundin e saj për të pushuar.

Gazeta e njohur britanike “The Times” në një artikull të botuar ka bërë një renditje të 24 destinacioneve më të mira për pushime në periudhën e fundit të Gushtit ose në fillim të Vjeshtës. Mes tyre renditet edhe Shqipëria.

Shpesh Riviera shqiptare është cilësuar si “Greqia 20 vjet më parë” apo “Mesdheu i pazbuluar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bukuritë e saj natyrore, temperaturat e shtatorit deri në 28 gradë Celsius dhe hotelet me çmime të përballueshme, e bëjnë Shqipërinë një destinacion perfekt për të kaluar pushimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej “The Times” sugjeron që vendi të vizitohet përpara mesit të Tetorit për të gjetur ende të hapura klubet e fundit në plazh dhe zhurmën buzë detit.

Ndërsa për ata që adhurojnë historinë rekomandojnë që të vizitojnë trashëgiminë botërore të UNESCO-s, Gjirokastrën e gurtë apo rrënojat në Parkun Kombëtar të Butrintit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?