Media greke: Rama, kukull e Erdoganit

Grekët nuk e kapërdijnë dot deklaratën e Edi Ramës, se Akropoli është shpëtuar nga një shqiptar.

Mediat e këtij vendi vazhdojnë të sulmojnë kryeministrin shqiptar.

Thepressroom.gr shkruan sot se Rama është kukulla politike e Rexhep Taip Erdogan.

Autoritetet shqiptare provokuan duke shkatërruar shtëpitë që u përkasin grekëve në Himarë, ndërsa kryeministri i Shqipërisë ka provokuar me një postim në Facebook, si përgjigje e një deklarate të Ministrisë së Jashtme greke.

 Një sfidë e shkallëzuar nga Edi Rama, i cili është një kukull politike e Rexhep Taip Erdoganit, në Ballkan dhe Shqipëri, i cili pohon se “Himara është shqiptare” dhe se “Akropoli mbijetoi falë shqiptarëve!”– shkruan gazeta greke.

SHKARKO APP