Media irlandeze: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025

Shpenzoni më pak duke planifikuar pushime në destinacione të përballueshme, shkruan Sarah Marshall në një artikull të botuar në të përditshmen irlandeze “The Irish News”.

Fillimi i një viti të ri premton fillime të reja, por përfshin gjithashtu një rritje të pashmangshme të çmimeve.

Por, ndërsa inflacioni vazhdon të rrisë çmimet në disa vende të botës, ekzistojne ende destinacione ku kostoja e jetesës është e ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për fat të mirë, ka mjaft opsione për të zgjedhur nëse doni të kurseni para pa kompromentuar rrezet e diellit ose cilësinë e përvojave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne ju sugjerojmë gjashtë vendet më të mira dhe më të përballueshme për të pushuar në vitin 2025:

1-Shqipëria
2-El Gouna, Egjipt
3-Galicia, Spanjë
4-Voss, Norvegji
5-Bosnjë-Hercegovinë

Destinacioni më i mirë për aventura: Shqipëria

Qoftë për të shëtitur nëpër rrugët me kalldrëm, duke vështruar majat e maleve apo duke notuar në ujërat e kaltra, është e lehtë ta ngatërroni Shqipërinë me fqinjin e saj përtej detit Adriatik.

Por, krahasuar me Italinë, plazhet janë më të qeta, pikat e fshehura janë më të shumta dhe çmimet janë dukshëm më të lira.

“The Irish News” ju rekomandon një udhëtim në të gjithë vendin ballkanik.

Mësoni për të kaluarën e Shqipërisë përmes arkitekturës otomane, fashiste dhe sovjetike të kryeqytetit të Tiranës.

Eksploroni shtigjet në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe pushoni në plazhet e arta të Rivierës Shqiptare.

Një udhëtim tetëditor kushton nga 911 paund për person, duke përjashtuar fluturimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?