Media italiane: Akt terrorist për të mbytur tragetin me 478 njërëz?

Media italiane shkruajnë se zjarri në anije mund të ketë qenë "një akt  terrorist për të mbytur tragetin me 478 njërëz?" Ky variant ka nisur të qarkullojë në mediat italiane. Dyshohet se një dorë e fshehtë ka tentuar që të mbyse tragetin me 478 udhëtarë, duke e djegur ate dhe që më pas të mbytet në ujë. Këtë variant ka transmetuar dhe "A1 Tv". Ndërkohë Prokuroria e Barit në Itali ka nisur hetimet për zjarrin që përfshiu tragetin “Norman Atlantic”. Deri më tani bilanci i incidentit në anije rezulton me 5 viktima. Prokurori Giuseppe Volpe, përpara se të largohej nga zyrat e kapitanerisë së portit tha se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Hetimet po vijojnë me intensitet, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e ngjarjes së rëndë. Vepra penale që ka nisur Prokuroria e Brindisit është “Tentativë Vrasje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?