Media italiane ”Il Foglio”: Kryeministrja Giorgia Meloni i ka vënë syrin një vile në Palasë me pishinë dhe pamje nga deti

Duket se kryeministrja italiane Giorgia Meloni, është e dashuruar me Shqipërinë. Tani ajo kërkon që të blejë një vilë private, me pishinë, kopsht privat dhe me pamje nga deti. Media italiane ”Il Foglio” i ka kushtuar një artikull të veçantë lajmit se Meloni kërkon të blejë një vilë luksoze në bregdetin shqiptar, në një resort në Palasë të Vlorës.

Jo veç marrëveshja me emigrantët, shkruan ”Il Foglio”, por duket se kryeministrja italiane është e interesuar për të investuar në bregdetin shqiptar, jo shumë larg Italisë. ”Meloni ia ka vënë syrin një vile në një resort në Shqipëri”, shkruan media italiane, ndërsa bëhet fjalë për një vilë në zonën e lakmuar të Palasës, ku çmimi i saj shkon në qindra mijëra euro.

Palasa është kthyer në një prej zonave më lakmuara të bregdetit shqiptar me investime, por edhe një prej zonave më të shtrenjta, pasi vilat e ndërtuara kapin shifra marramendëse. Meloni ishte një vit më parë në Vlorë e shoqëruar nga familjarë të saj që u pritën nga kryeministri Edi Rama dhe qëndruan për tre ditë në rezidencën qeveritare. Duket se Meloni qenka mrekulluar nga bukuria e jugut të Shqipërisë, duke kërkuar edhe blerjen e një vile.

SHKARKO APP