Media italiane: Plazhet si kartolinë, arsyeja pse duhet të vizitosh Himarën

Spile është plazhi kryesor i qytetit, i rehatshëm, i pajisur me bare dhe restorante peshku. Më i qetë në mëngjes herët ose pas orës 18:00. Në skajin juglindor ka një burim të fuqishëm uji të ëmbël.

Livadhi, rreth 20 minuta në këmbë në veri, është më i gjallë, me bare plazhi dhe shezlongë. Ka mbi 1,2 km gjatësi me rërë të bardhë dhe ujë kristal. Pjesa veriore, Gonia, është e famshme për shkëmbinjtë e bardhë.

Porto Palermo, disa kilometra në jug, është një gjire i bukur me ujë shumë të pastër dhe ideal për snorkeling.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dominon nga Kështjella e Ali Pashës, një nga monumentet më fotogjenike në jug të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjipe është një plazh i veçantë, i vendosur mes shkëmbinjve dhe një kanioni. Arritja bëhet me një ecje 25–40 minuta nga parkimi. Mundimi shpërblehet me një nga peizazhet më spektakolare.

Jala dhe Llamani, më në jug drejt Sarandës, janë perfekte për ujëra të qeta. Jala është ideale për familje, ndërsa Llamani është më i vogël dhe më i kërkuar, më mirë të shkosh herët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?