Media italiane: Shqiptari kamikaz në Irak vret 36 ushtarë kurdë

Një shqiptar u vetëvra në një sulm kamikaz në Irak, duke i shkaktuar vdekjen e 36 ushtarëve kurdë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, kur i riu Bujar Avdija, me origjinë kosovare, shpërtheu nga një sulm kamikaz i organizuar në provincën Salahudin, në veri të Irakut.

Nga shpërthimi  humbën jetën 36 ushtarë kurdë, raporton sot “më 6 maj “Osservatorio Italiano”.

Në korrik të vitit të kaluar Avidja kishte kërcënuar ish-kryetarin e Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, me këputje koke.

Pal Lekaj u kërcënua pas një urimi që kishte bërë për festën e Bajramit në profilin e tinj “Facebook”.

Ndërsa Bujar Avdija komentoi në urimin e tij, “Pal Leka – Allahu ma mundsoft me ta kput kryt me durt e mia… inshaAllah”.

SHKARKO APP