“Media, mjaft u tallët me protestën”
Analisti Lutfi Dervishi ka kritikuar ashpër televizionet shqiptare dhe drejtuesit e tyre. Ai shprehet kundër rëndësisë që televizionet i dhanë fjalës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, kur vëmendja duhej t’i shkonte protestës që po organizohet kundër importit të plehrave.
Dervishi e konsideron më shumë se tallje ndarjen e ekranit në dysh dhe transmetimin e protestës pa zë.
“Kur TV drejtohen nga profesioniste! Sa mirë që televizionet informative po japin live kryeministrin dhe jo protestën. Protesta qytetare ka çdo ditë, ndërsa kryeministrin rrallë e shohim në TV. Nuk mbaj mend kur ka qenë për herë të fundit!
Mos u tallni me protestën! Është më shumë se tallje të ndash ekranin në dysh dhe të japësh pa zë protestën, ndërkohë që njerëzit po mësojnë përmendësh se çfarë po thotë kryeministri për herë të 100”, shkruan Lutfi Dervishi.
KOHA JONË SONDAZH

