Media: Shqiptari kamikaz në Irak hidhet në erë, vret 36 ushtarë kurdë

 

Një shqiptar u vetëvra në një sulm kamikaz në Irak, duke i shkaktuar vdekjen e 36 ushtarëve kurdë. / Në foto: Bujar Avdiaj

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, kur i riu Bujar Avdija, me origjinë kosovare, shpërtheu nga një sulm kamikaz i organizuar në veri të Irakut.

Nga shpërthimi  humbën jetën 36 ushtarë kurdë, raporton sot më 6 maj Observatori Italian (Osservatorio Italiano).

Në korrik të vitit të kaluar Avidja kishte kërcënuar ish-kryetarin e Komunsë së Gjakovës, Pal Lekaj, me këputje koke.

Pal Lekaj u kërcënua pas një urimi që kishte bërë për festën e Bajramit në facebook.

Ndërsa Bujar Avdija komentoi në urimin e tij “pal leka – Allahu ma mundsoft me ta kput kryt me durt e mia… inshaAllah”.

SHKARKO APP