Media “UsaToday”: Zbulohet në Shqipëri zona më e vjetër e banuar në Europë

”Sipas burimeve 200-500 banorë besohej se jetonin në vendbanimin e rizbuluar rishtazi me shtëpi të ndërtuara mbi shtylla përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë”, theksohet në një artikull të Camille Fin të botuar në “USA Today”. Fshati 8500-vjeçar i zbuluar nën liqenin shqiptar është më i vjetri i këtij lloji në Evropë.

Shkencëtarët kanë zbuluar ndoshta një nga komunitetet më të hershme të vendosura në Evropë, të strehuara pas një fortese me thumba mbrojtëse nën një nga liqenet më të vjetër në botë. “Zbulimi i banimeve nën liqenin e Ohrit në fshatin Lin, konfirmon se vendbanimet në breg të liqenit të rajonit, i cili shtrihet në kufirin malor të Maqedonisë së Veriut, janë shumë më të vjetra nga sa pritej nga arkeologët”, tha Albert Hafner, profesor i arkeologjisë në Universitetin e Bernës, në Zvicër.

Zbulimet nga arkeologët zviceranë dhe shqiptarë me ndihmën e zhytësve profesionistë tregojnë se Lin shërbeu si një qendër për zhvillimin e bujqësisë, zejtarisë dhe peshkimit rreth 8 500 vjet më parë, duke e bërë atë fshatin më të vjetër buzë liqenit të zbuluar deri më sot, madje edhe më të vjetër se liqenet e ngjashëm që gjenden në Italinë jugore dhe në të gjithë Evropën.

SHKARKO APP