FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat amerikane: Izraeli paralajmëroi SHBA-në për një komplot iranian ndaj Trumpit. Presidenti ndërroi avionin…

Irani dyshohet se kishte planifikuar një atentat ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sipas një informacioni të inteligjencës izraelite të ndarë me autoritetet amerikane, raportojnë Wall Street Journal dhe CNN, duke cituar burime të paidentifikuara.

Sipas raportimeve, Izraeli i ka përcjellë Uashingtonit një informacion të ri për një komplot konkret iranian, i ndryshëm nga kërcënimet e përgjithshme të njohura më parë ndaj Trumpit. Autoritetet amerikane kanë qenë prej kohësh në dijeni të rrezikut nga Irani, por inteligjenca e re fliste për një plan specifik.

Gjatë samitit të NATO-s në Ankara, Trump deklaroi se ishte në shënjestër të Teheranit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam në krye të çdo liste që kanë. Deri tani kam qenë me fat, por kjo mund të mos zgjasë përgjithmonë,” u shpreh ai para gazetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raportimet lidhen edhe me vendimin e Trump për të mos u kthyer nga Turqia me avionin e ri presidencial, dhuratë nga Katari. Me rekomandimin e Shërbimit Sekret Amerikan, ai udhëtoi fillimisht me avionin më të vjetër Air Force One, ndërsa avioni i ri u dërgua veçmas në Britani, si pjesë e masave shtesë të sigurisë.

Sipas mediave amerikane, ndryshimi i avionit u bë si masë paraprake për shkak të kërcënimeve të sigurisë dhe faktit që avioni i vjetër disponon sisteme mbrojtëse të provuara, ndërsa ai i ri ende po kalon proceset e plota të përshtatjes për përdorim presidencial.

Irani ka deklaruar prej vitesh se kërkon hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani në vitin 2020, operacion i urdhëruar nga Trump gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?