Mediat belge: Edhe pse i dënuar në Belgjikë, zgjidhet deputet në Shqipëri

Mark Frroku ka qenë i arrestuar dhe i dënuar në Holandë për trafik të lëndëve narkotike, sipas raportimit të mediave  belge, në dy ditët e fundit. Sipas artikullit të gazetës “La Capital”, pjesë e grupit mediatik “SudPresse”, Mark Frroku alias Besnik Morina ka qenë objekt i një mandati arresti ndërkombëtar i lëshuar nga gjykatësi i çështjes në janar të vitit 2000. Ai u ekstradua në 7 maj të 2004 nga Holanda në Belgjikë pas një dënimi prej 3 vjetësh të marrë nga Gjykata e Amsterdamit të datës 2 dhjetor 2002 për një dosje lidhur me drogë tê forta.  Këto informacione, përkojnë me periudhën për të cilën avokati shqiptar i Frrokut thotë se klienti i tij u paraqit para drejtësisë belge sapo u njoftua për hapjen e procesit ndaj tij. Në fakt nuk kemi të bëjmë me një paraqitje, por me ekstradim nga  Amsterdami për llogari të autoriteteve belge. Prokuroria e Përgjithshme e Brukselit ka formuluar një tjetër akuzë për një proçes të ri gjyqësor, që ishte parashikuar të zhvillohej në shkurt të 2015 dhe që është shtyrë tashmë për tetor 2015.

Në bazë të kësaj akuze, është lëshuar një kërkesë ekstradimi në janar 2015, që i ka kaluar autoriteteve shqiptare përmes Interpol Brukselit. Informacione që përveç instancave tê drejtësisë janë konfirmuar edhe nga gazeta lokale belge “La kapitale”, e cila e ka ndjekur çështjen që prej viti 2010. Në shkrimin e 31 marsit 2015 gazetari Pierre Nizet ngre pyetjen: “Aq e habitshme, saç mund të duket, një person i akuzuar për vrasje, për më tepër i kërkuar nga Belgjika, Mark Frroku ka mundur të zgjidhet në mënyrë demokratike si deputet në një vend evropian.”  Por dilemat shtohen edhe më tepër sesi është e mundur që Mark Frroku ka qenë në Belgjikë dhe drejtësia e atij vendi e ka lënë atë të lirë, të vinte në Shqipëri për të nisur karrierën e tij politike!?   

SHKARKO APP