Mediat britanike: Juncker, pijaneci-simbol i një Europe të kalbur!

Mediat britanike prej disa ditësh kanë përveshur “mëngët” ndaj Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Në një editorial të ditës së sotme në Daily Mail, analisti Geoffrey Levy sulmon ashpër Juncker dhe Europën.

“Gjithçka shkon keq me Europën, dhe arsyeja përse shumica e britanikëve votuan për largimin, simbolizohet më së miri nga presidenti i KE Juncker. Ai është pijaneci-simbol i një Europe të kalbur”, shkruan Levy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai më tej e përshkruan Juncker si një komedian dhe shkrimi ilustrohet me foto të Juncker duke konsumuar pije alkoolike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vetëm në Europë mund t’i jepet drejtimi i KE një personi që vjen nga një shtet i panjohur dhe i parëndësishëm si Luksemburgu. Një politika i vogël që merr përsipër drejtimin e 28 shteteve, së shpejti 27, dhe 500 milionë njerëzve”, shkruan Levy.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?