Mediat e financuara nga Rama sulmojnë Blushin edhe si nacionalist. Reagon PS e Selanikut

 

Sot mediat pranë qeverisë i bën jehonë të madhe një fotoje të publikuar në Facebook nga Arben Llalla, sipas së cilit, deputeti socialist Ben Blushi është shfaqur në krah të ekstremistëve antishqiptarë në Greqi. Sulmet e gazetave pranë qeverisë vijnë në një kohë, kur Blushi ka intensifikuar tonet e tij kritike kundër qeverisë e në mënyrë të vecantë kundër kryeministrit Edi Rama. Por disa orë më vonë ka ardhur reagimi nga dega e PS-së në Selanik, e cila sqaron se fotoja në fjalë është bërë në vitin 2011 gjatë një takimi në funksion të zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

“Në këtë takim Blushi është ftuar nga strukturat e PS Selanik për të mëbshtetur kandidatin e PS në Korçë, Niko Peleshi. Në fotografi në të majtë jam unë, Spiro Janari, me funksion kryetar i PS dhe në të djathtë është kryetari i të rinjve, Aleks Buda. Të rinjtë e tjerë janë studentë në universitetet e Selanikut dhe anëtarë të PS. Siç duket në sfond, në takim është shpalosur flamuri shqiptar dhe ai grek. Ky është një sulm i padrejtë dhe i ulët. Përsa i përket hijeve të dyshimit që mundohet të hedhë me qëllim të keq artikullshkruesi, për bashkëpunim me organizatën Omonia, ju shpjegoj shumë thjesht se Partia Socialiste është në koalicion me Partinë e të Drejtave të Njeriut, që deri në një farë mase është edhe përfaqësuese e Omonia-s”,- thuhet në deklaratën e PS, Selanik, të cilën mund ta lexoni të plotë me poshtë:

SHKARKO APP