Mediat e huaja: E gjithë bota tashmë e njeh Shqipërinë

Një fitore historike në një eveniment që Shqipëria e prek për herë të parë. Suksesi madhështor i kuqezinjve në takimin ndaj një shkolle autentike futbolli si Rumania ka tërhequr vëmëndjen e disa nga mediave më prestigjoze në arenën ndërkombëtare.

Portali italian “Sportmediaset” shkruan: – Goli historik i Sadikut rrëzon në tapet Rumaninë, Shqipëria shpreson!

Kurse e përditshmja e njohur “Gazzeta dello sport” fokusohet tek njeriu gol, Armando Sadiku, duke e cilësuar si vendimtar në suksesin e kuqezinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Historia shkruhet: Sadiku siglon vendin e tretë me golin e parë të Shqipërisë në Kampionatin Europian”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ishte titulli i britanikes “The Sun” në lidhje me fitoren e kombëtares sonë.

Por jehona e përfaqësueses ka prekur edhe Spanjën. E përditshmja madrilene “Marca” shkruan:  “E gjithë bota tashmë e njeh Shqipërinë, kuqezinjtë ëndërrojnë 1/8-at”.

Kurse një tjetër media iberike si “As” përqendrohet tek fakti që kjo ishte fitorja e parë e kombëtares shqiptare në një event madhor, duke shtuar se tashmë të besuarit e De Biasit ndodhen pranë kualifikimit.

Ndërkohë që një festë shqiptare e cilëson prestigjozja gjermane “Bild” suksesin e kuqezinjve në përballjen kundër Rumanisë, “kombëtarja e vogël arrin fitoren e parë Europiane”.

Vëmendje ndaj përfaqësueses shqiptare ka ardhur edhe nga përtej Atlantikut, ku kanali i njohur sportiv ESPN shkruan: “Shqipëria është ende gjallë dhe shpreson tek kualifikimi”.

Nuk kanë munguar as mediat serbe që kësaj here nuk kanë thumbuar askënd, duke i dhënë meritat skuadrës së De Biasit.

Një dhuratë për këtë fitore historike e ka ofruar edhe krijuesi i kolonës zanore të Europianit, David Guetta, duke postuar këngën me shtesën e duhur, ” This one’s for you Albania”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?