Mediat e huaja: Kualifikim me dhimbje i Francës
Fitorja e Francës në kohën shtesë ndaj Shqipërisë është komentuar gjerësisht nga mediat ndërkombëtare. Shtypi francez foli për kualifikimin “me dhimbje” në minutat e fundit, ndërsa media angleze dhe italiane kanë pasqyruar në titujt e tyre dy golat e Grizmanit dhe Pajes.
Disa nga titujt e mediave ndërkombëtare:
“Franc Futboll” lajmëron kualifikimin e Francës me titullin “Blutë kualifikohen, por me dhimbje”.
Ndërsa “L’Equpie” ka vendosur titullin “Më e mira për në fund”.
“Gazzeto.it” e hap me titullin “Grizman dhe Pajet shënojnë në fund, Francë-Shqipëri 2-0”.
“The Guardian”: “Golat e vonuar të Grizman dhe Pajet çojnë Francën në 16-tshe”
“The Sun”: “Francë 2-0 Shqipëri , Grizman dhe Pajet janë heronjtë e organizatorëve të “Euro 2016”
“Corriere dello Sport”: “Franca në ekstrem, mund Shqipërinë 2-0 dhe fluturon në raundin tjetër”
“La Repubblica”: “Shqipëria dorëzohet në fund, Franca kalon në raundin tjetër”.
KOHA JONË SONDAZH

