Mediat e huaja: Shqipërisë, virusi i erdhi nga Italia
Media “Ansa”, në një artikull për Shqipërinë e cila deri më tani ka shënuar dy persona të prekur me koronavirus, thekson se vendi ynë ka pezulluar deri në 3 prill fluturimet me veriun e Italisë dhe të gjitha zonat e kuqe në territorin Italian.
Janë të paktën 8 destinacione italiane me të cilat fluturimet janë të shpeshta; të gjithë personat e mbërritur prej andej, e kanë të detyrueshëm vetëkarantimin, thotë agjencia e njohur italiane e lajmeve. Lajmin e përcolli shpejt dhe “La Repubblicca”, që gjithashtu theksonte faktin se dy të infektuarit kishin qenë në Firence, duke mos e përditësuar ndërkohë me të rejat e fundit, që tregojnë se vetëm djali vinte nga Italia, dhe ka infektuar këtu të atin.
“Shqipëria konfirmon rastet e para me koronavirus, raportoi “US News World Report”, ( jues uorlld njuz report) që i mëshon idesë së 28-vjeçari dhe babai i tij 54-vjeç janë në gjendje të qëndrueshme dhe pa komplikacione për shëndetin.
Ajo përmend marrjen e masave të menjëhershme për mbylljen e shkollave dhe ndalimin e fluturimeve me zonat e rrezikut në Itali, duke theksuar se mbi 400 mijë shqiptarë jetojnë në vendin fqinj, i përshkruar dhe si partneri kryesor i Shqipërisë përtej Adriatikut.