Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:47 Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita dje në Manastir me rastin e Ditës së Alfabetit shqip. Gjatë vizitës, Rama vlerësoi rëndësinë historike…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Mediat greke: Greqia shkon deri në Himarë, Rama na fali në Tiranë 12 milje

Mediat greke: Greqia shkon deri në Himarë, Rama na fali në Tiranë 12 milje

Aktualitet
E enjte, 29 Tetor 2020 09:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mediat greke shkruajnë sot se falja e detit nga Edi Rama, Greqisë dhe më pas shkuarja në Hagë e dy vendeve është një mesazh për Turqinë. Sipas tyre, marrëveshja që grekët kanë arritur me Ramën është sukses më i madh se marrëveshja me Italinë dhe Egjiptin.

“Marrëveshja me Shqipërinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi delimitimin e zonave detare nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një sukses më i madh se marrëveshja midis Greqisë dhe Italisë dhe Egjiptit për përcaktimin e zonës ekonomike ekskluzive mes nesh’ nënvizoi për ‘ProtoThema’ një zyrtar i lart grek. Siç shpjegon burimi, marrëveshja e shpallur të martën, 20 tetor në Tiranë u parapri nga gjashtë muaj negociata mes Edi Ramës dhe Athinës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Askush nuk duhet të harrojë se Shqipëria është mbase vendi më miqësor në rajon ndaj Turqisë, shkruan gazeta greke. Në këtë kuptim, është gjithashtu e rëndësishme që Ankaraja nuk e shtyu Tiranën në drejtim të mohimit të rrugës për një zgjidhje gjyqësore të mosmarrëveshjes. “Ne mund të pajtohemi dhe të zgjidhim problemet dhe përmes negociatave, siç bëmë me Italinë dhe Egjiptin, ne gjithashtu mund t’i gjejmë ato duke përdorur një arbitrim ndërkombëtar në Hagë”,- tha një zyrtar qeveritar në lidhje me marrëveshjen e arritur midis Nikos Dendias dhe Edi Ramës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ankimimi i Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do të bazohet në UNCLOS, Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit. Mesazhi që pritet t’i dërgohet Ankarasë nga ndërkombëtarët përmes marrëveshjes greko-shqiptare për të apeluar në Hagë është absolutisht i qartë: si Greqia mundet dhe e gjen gjuhën e përbashkët me të gjitha vendet e rajonit duke zgjidhur mosmarrëveshjet e dekadave dhe e vetmja krizë është me Turqinë, e cila këmbëngul në refuzimin e dialogut të drejtpërdrejtë dhe referimin në arbitrazhin ndërkombëtar?

Mund t'ju interesojë

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

Para 18 minutash
SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Para 21 minutash
Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi

Para 24 minutash

Në fazën përfundimtare është shtrirja e ujërave territoriale Greke nga 6, sot, në 12 milje detare. Dekreti përkatës për mbylljen e gjireve, një kusht për zgjerimin e e zonës bregdetare, është në qeveri.

Pasi të miratohet, ligji mbi shtrirjen e ujërave territoriale Greke në Detin Jon, nga Ishujt Diapontia në Korfuz deri në Kepin Tainaro, në 12 milje detare, pritet të paraqitet në Parlamentin Grek për votim.

Miratimi i shtrirjes së ujërave territoriale në 12 milje detare pritet në javët e ardhshme, me siguri para fundit të vitit 2020.

Sapo Greqia të shtrihet me 12 milje detare në detin Jon, marrëveshja greko-shqiptare pritet të vazhdojë.

Lidhur me këtë konsiderohen dy mundësi:

-Dorëzimi njëkohësisht në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të propozimeve për caktimin e zonave detare nga Greqia dhe Shqipëria dhe më pas kundërpaditë.

– Përcaktimi i radhës së dorëzimit nga të dy palët, një rrugë që ndiqet zakonisht në gjykata. Pjesa e parë (Shqipëria ose Greqia) paraqet memorandumin e saj me shkrim, e ndjekur nga paraqitja e pozicioneve të pjesës së dytë. Në fazën e dytë, Greqia dhe Shqipëria do të paraqesin kundërpadinë në të njëjtin rend dhe gjykata do të shqyrtojë argumentet dhe do të nxjerrë verdiktin e saj.

Pas kësaj procedure, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të vendosë mbi përcaktimin e shelfit kontinental dhe EEZ midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 5 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet
Para 8 minutash

Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet

Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania
Para 15 minutash

Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore
Para 18 minutash

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.