Mediat greke: Qeveria shqiptare po përzë grekët nga Himara

Pas deklaratës së Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut që akuzon kryeministrin Edi Rama dhe deputetin Koço Kokëdhima se sipas saj po bëjnë ‘genocid pronësor’ në Himarë me pronat e komunitetit lokal aty, edhe mediat e Greqisë kanë shkruar për atë çka po ndodh.

‘Epiruspost’ i ka kushtuar një artikull të titulluar ‘Prishin ndërtesat dhe u marrin pasuritë. Po përzënë grekët nga Himara’.

“Ajo që po ndodh në Himarë, -vazhdon artikulli, -dëshmon se qeveria e Tiranës ka për qëllim frikësimin e minoritetit grek”, duke etiketuar më tej kryeministrin Rama dhe deputetin e Vlorës, Koço Kokëdhima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e PBDNJ-së është pasqyruar në artikullin e medias greke, duke theksuar se në emër të investimeve, qeveria shqiptare po shkatërron banesat e minoritetit grek në atë zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?