FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat iraniane: Ngushtica e Hormuzit mbyllet sërish

Autoritetet iraniane kanë dalë me një tjetër reagim duke paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit të vendoset nën “kontroll të rreptë” për shkak të refuzimit të Shteteve të Bashkuara për të hequr bllokadën detare në Gjirin Persik.

Sipas mediave iraniane, kjo do të thotë se një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë “tani është mbyllur përsëri” dhe se çdo kalim përmes tij do të kërkojë miratimin e Iranit.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një pikë strategjike kyçe për tregtinë globale të energjisë, pasi një pjesë e madhe e eksporteve të naftës kalon përmes saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo kufizim apo kontroll i shtuar në këtë zonë pritet të ketë ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare dhe në çmimet e energjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?