Mediat italiane – Kush është Alket Hatija, trafikanti shqiptar i arrestuar e i lënë i lirë

Mediat italiane kanë shpërndarë dje lajmin e arrestimin gjatë fundjavës së shkuar në Shqipëri të supertrafikantit Alket Hatija duke publikuar për herë të parë të vetmen fotografi të tij që Policia italaine kishte në zotërim.

Të përditshmet “La Reppublica”, “Il fatto quotidiano”, “Il Giorno” , Agjensia Ansa etj informuan se Alket Hatija 45 vjeç është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Alket Hatija ishte shpallur prej vitesh person në kërkim dhe ndaj tij kishte shumë pak të dhëna. Kishte mbërritur për herë të parë në Itali në vitin 1997. Jetonte në komuën Campomarino në provincën e Campobassos në një banesë në rrugën Kennedy. Kishte punuar për pak kohë në bujqësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave italiane, hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004, Alket Hatija kishte trafikuar në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në prill të këtij viti, Gjykata e Milanos kishte marrë ndaj tij vendimin përfundimtar duke e dënuar me 20 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas investigimeve, bashkëpunimi i Interpolit me Policinë shqiptare kishte mundur të identifikonte se Alket Hatija jetonte në një vilë luksoze me bunker në zonën e Beratit i rrethuar nga rojet personale të armatosura.

Sipas mediave italiane shqiptari, Alket Hatija ishte një trafikant i madh droge që vetëm me anë të celularit ishte i aftë të trafikonte drejt Italisë qindra kg lëndë narkotike.

Droga hynte në Itali përmes kamionëve e automjetve me targa europiane që kapërcenin kufirin në veri të Italisë e portet italiane.

Alket Hatija u arrestua në qytetin e Durrësit ndërsa po takohej me një mikun e tij.Por dje Gjykata e Durrësit e la të lirë.

Mësohet se gjykatësi Petraq Curi ka rrëzuar kërkesën e prokurorit për të mbajtur në qeli, Hatijan deri në vendimin për ekstradimin në shtetin fqinj. Lënia në liri është dhënë me argumentin se i ndaluari ka vuajur dënimin në Itali.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?