Mediat prestigjioze pasqyrojnë protestën e opozitës: Hidhet molotov në zyrën e Ramës

Disa nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare kanë kanë pasqyruar protestën e opozitës. BBC, Reuters, Deutsche Welle, Washington Post ishin disa nga mediat që kanë shkruar për protestën mbrëmjes së të shtunës.

“Mijëra shqiptarë protestuan kundër kryeministrit Edi Rama, duke hedhur molotov në zyrën e tij. Gjatë tre muajve të fundit ka pasur demostrata antiqeveritare në Shqipëri. Rama përballet me akuzat për vjedhje të votave dhe korrupsion. Lideri i opozitës Lulzim Bashës i bëri thirrje turmave të vazhdojnë protestat derisa Rama të largohet nga pushteti,”- shkroi BBC News.

Protester lifts up police barrier in Tirana (Reuters/Stringer)

Swiss Digital Desktop Reklama

Reuters: “Me thirrjet ‘Duam një Shqipëria evropiane’, slogani i protestave pro-demokracisë kur vendi doli nga komunizmi në 1990, protestuesit ripërsëritën thirrje për zgjedhje të parakohshme pasi ligjvënnësit e tyre dogjën mandatin e parlamentit.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Deutsche Welle: “Një grup protestuesish, përfshirë persona të maskuar, hodhën molotov, fishekzjarrë dhe objekte të tjera në hyrjen e ndërtesës kryesore të qeverisë në kryeqytetin shqiptar. Policia hodhi gaz lotsjellës kur një numër protestuesish depërtuan kordonin.”

Police officers infront of a petrol bomb explosion in Tirana (Getty Images/G. Shkullaku)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?