Mediat ruse: Rama rrëzoi Gruevskin, platforma shqiptare u hartua në Tiranë

Portali informativ rus Sputnik ka bërë një analizë për krizën politike në Maaqedoni dhe dështimin e Nikola Gruevskit për të formuar shumicën. Refuzimi i BDI-së së Ali Ahmetit për qeverisje me Gruevskin, shihet nga “Sputnik” si manovër e orkestruar nga Tirana zyrtare. Sipas këtij mediumi, Rama ndikoi te paritë shqiptare për rrëzimin e Gruevskit.

Në shkrim, Sputnik nënvizon se Rama ka lobuar tek ndërkombëtarët për të mbështetur kreun e opozitës së majtë Zoran Zaevin. Analistja politike Branka Gjeorgjeva, thotë për Sputnik se nëse dështon Zaevi në mundësinë për të formuar qeveri, atëherë do të mundësohej mandatimi i një shqiptari si kandidat për kryeministër.

“Dhe në fakt, e gjithë ajo që po ndodh në politikën maqedonase, i ka deri diku rrënjët në Tiranë. Sapo përfunduan zgjedhjet dhe dolën rezultatet, Rama thirri gjithë përfaqësuesit e spektrit politik shqiptar të Shkupit duke iu diktuar atyre hartimin e një platforme të përbashkët me disa pika kushtëzuese ndaj palës maqedonase. Deri më tani kjo ka funksionuar suksesshëm. Faktori shqiptar e ka futur në ngërç faktorin maqedonas, pa qenë fare nevoja për të shkrehur armët si 16 vite ma parë’ thotë analistja Gjeorgjeva për portalin rus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?