Mediat serbe: Daçiç këndoi për ditëlindjen e Edi Ramës

Ndodhi që ditëlindja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, 4 korriku, të kremtohej gjatë mbajtjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor në Paris. Dhe në darkën solemne të Samitit, Ivica Daçiç, shef i diplomacisë serbe, thuhet se ka kënduar posaçërisht për Edi Ramën.

Siç shkruan gazeta “Kurir” e Beogradit, kreu francez François Hollande i cili ka shtruar darkën e ka lutur Daçiçin që të këndojë për nder të ditëlindjes së Edi Ramës.

“Natyrisht, -shkruan gazeta serbe, – këngëtari ynë kryesor në skenën politike nuk e ka refuzuar ofertën. Daçiç me gjithë zërin e tij i këndoi Ramës “O sole mio“ dhe “Santa Lucia”. E para se t’ia niste këngës , ai kishte pyetur: “Ku është orkestra?”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për habinë dhe drojën e kancelares gjermane Angela Markel, Daçiç këndoi si të ishte në koncert dhe askush nuk e pengoi”, përcjell gjithashtu “Kurir”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke përfunduar se paskëtaj, Hollande, Merkel dhe Mogherini pastaj e puthën dhe e përqafuan Daçiçin.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?