Mediat serbe: Tensionet në Maqedoni, skenarë për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”

 

Zhvillimet e fundit ne kufirin e maqedonise me Kosoven, mediat serbe i kane interpretuar si  skenare te Shqiperise se Madhe.

Madje, sipas zerave analitik ne Beograd, edhe tensionet mes Shqiperise e Maqedonise mbeten ne rritje.

E perditshmja serbe Blic, shkruan ne numrin e saj te fundit se terroristët shqiptarë, anëtarë të UÇK, sulmuan institucionet maqedonase në dy javët e fundit në një fshat te vogël afër kufirit me Kosoven.

"Një gjë është e sigurt: tensioni mes Maqedonasve dhe shqiptareve  po vjen duke u rritur”, shkruan Blic.

Blic citon historianin Cedomir Antic, duke thënë se situata në perëndim të Maqedonisë mund të jetë më e keqe se kaq.

“Shqiptarët janë i vetmi komb në Ballkan që nuk arritën të bëjnë një shtet të vërtetë kombëtar si Serbia, Kroacia, Bullgaria, Greqia.

Nga ana tjetër, ata kanë një mbështetje të madhe nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, që i përkrah në çdo gjë që bënë në Kosovë dhe Maqedoni" thotë historian serb Antic.

Sipas ketij shkrimi  te publikuar ne Blic, situata në Maqedoni është pjesërisht nën kontroll edhe fale ndërhyrjes politike ndërkombëtare.

"Megjithatë, ëndrra shqiptare për “Shqipërinë e Madhe” është gjallë, dhe ata do të përpiqen të shkëpusin pjesë nga vende të tjera, siç bënë me Kosovën dhe Metohinë", lexohet nder te tjera ne te perditshmen serbe.

Blic, duke cituar ish- shefin e agjencisë ushtarake sekrete, vë në gojën e këtij të fundit shqetësimin se “Shqipëria e Madhe” është  projekt ne progres, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar qëndron në heshtje.

SHKARKO APP