Mediat serbe: Tirana nis fushatën për njohjen e Kosovës

Mediat serbe e kanë përcjellë me interes vizitën në Prishtinë të Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ato janë ndalur te deklarata e Cakaj në konferencën me homologun Konjufca, ku tha se i kishte propozuar Prishtinës që të fillonte një fushatë për të njohur shtetin e pavarur të Kosovës përmes mjeteve të përbashkëta financiare.

“Marrëveshja e parë është që duhet të mblidhemi së bashku që shumë shpejt të firmosim një marrëveshje për ndarjen e shpenzimeve dhe detyrave në një fushatë për lobimin e njohjes së Kosovës ne kemi qenë zëri i Republikës së Kosovës prej Asamblesë së Përgjithshme e deri në qarqet e BE-së. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja e dytë është marrëveshja për transmetimin e përvojave në procesin e screening duke e pasur Shqipëria këtë përvojë shpreh gatishmërinë e saj ta transmetoj tek Republika e Kosovës në mënyrë që të rrisë kapacitetet vepruese dhe efektivitetin e institucioneve të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi Cakaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?