Mediu: Deputetin Agron Duken do ta kandidojmë, edhe vetëm pa PD-në

 

Fatmir Mediu ka folur mbrëmë  tek emisioni i Ilva Tares në “Ora Neës” për raportet mes PR dhe PD , sidomos për Bashkinë e Durrësit ku duan të kandidojnë Agron Dukën. Po pasqyrojmë pjesë nga intervista e Mediut në raportet me selinë blu:

“Ne kemi qenë 24 vjet në koalicion me PD dhe do jemi në koalicion me PD. Ne nuk kemi kushtëzuar PD, kemi këruar që nregociatat të zhvillohen në bazë të disa parimeve që zhvillon një koalicion. E para është transparenca në vendimmarje, pra nëse kemi kandidat të përbashkët ne duhet të gjykojmë se kush janë këta kandidatë të përbashkët.  E dyta është kolegjialiteti, sepse kërkohet një vendimmarje e përbashkët, sepse kandidati ka nevojë edhe për mbështetjen e armatës së këshiltarëve, kjo ka qenë një tjetër kërkesë e jona. Pa dyshim propocianiliteti, por këtë nuk e kemi parë sesa zona do të marrë PD sepse nuk e kemi gjykuar asnjëhëerë të rëndësishme se ne duam këtë zonë apo atë zonë. E kemi parë si angahzim të përbashkët dhe ti mbështesim kandidatët. Dhe për këtë PR i ka propozuar PD që ti shikojë si propozime të mundshme.

Nga strukturat e PD në Durrës, mbështes të PD dhe pastaj nga Basha. Më skeptik ishte Duka dhe unë. Ideja ka qenë si të punojmë për të fituar Durrësin, sepse Duka ka një potencial në Durrës për të fituar. Kemi bërë disa sondazhe, të cilat mendoj se vlejnë. Pas këtyre sondazheve i është thënë Dukës që të zhvillojë strukturat për të filluar fushatën. Ajo që ne themi është se kush është problemi në moskandidimin e Dukës, sepse nëse Duka nuk kandidon Durrësi do të shkojë majtas.  Durrësi ka një historik të tillë, ku për fatin e keq kandidaturat imponohen nga diskutimet për të nxjerrë kandidatin më të dobët dhe të influencuara sidomos nga pala kundërshtare. Pra pala kundërshtare në rrugë të ndryshme, qoftë edhe korruptive sepse pala kundërshtare nuk është e interesuar që të ketë një kundërshtar të fortë për të humbur bashkinë. Në mënyra të ndryshme manipulative…

Kandidati i bashkisë së Durrësit po bën të gjtha tratativat që mos të jetë zoti Duka kandidat, këtë e di jo vetëm unë, por e di një pjesë e mirë e strukturave të PD….

….Në këtë pikëpamje ajo që kërkojmë ne është të qartësojmë këtë pozicion dhe pas qartësimit kemi në dorë vendimmarjen tonë. Ne duam të fitohet bashkia e Durrësit nga e djathta, me ose pa emrin e Dukës, por nëse Duka është fitues dhe ne po shikojmë edhe mundësinë e kandidimit të Dukës të vetëm”…

Ne kete interviste Mediu ka treguar dhembet Lulzim Bashes e sidomos Berishes, i cili ka vendosur te mos kandidoje Agron Duken per aresyen se ai nuk mund te shkoje ne Durres e tu thote votuesve demokrate se "votoni Duken" nderkohe qe dikur e ka sulmuar si "Duka i krimit" . Keshtu thone ne seline blu, ndonese Duka eshte fitues nese futet si i krejt Opozites. Ne te vertete Bashkia e Durresit pas zgjerimit nga reforma territoriale eshte demokrate ne shumice.

SHKARKO APP