Mediu dhe Duka me ligjvënësit gjerman: Hetimi ‘Doshi’, pa ndërhyrjen e qeverisë

Kreu i Partisë Republikane z. Fatmir Mediu dhe deputeti i PR-së, z. Agron Duka zhvilluan një vizitë Gjermani ku u takuan me Përfaqësues të Bundestagut. Ata u priten nga Dr. Franz Jung, Zv/Kryetari i koalicionit qeverisës, ish Ministër i Mbrojtjes, si dhe nga dy deputetët e CDU-së, z.Johannes Selle dhe z.Volkamar Klein. Temë e diskutimit në këto takime ishte situata politike në Shqipëri dhe mbështetja që Gjermania i jep vendit tonë në procesin e Integrimit Europiane. Ligjvënësit gjermanë mbështetën hapur betejën e opozitës për dekriminalizimin e Parlamentit, si një domosdoshmëri për shëndoshjen e parlamentarizmit dhe demokracisë në vend. Duke u ndalur te zhvillimet e ditëve të fundit, ata vlerësuan situatën e rëndë në vend mbas denoncimit të deputetit socialist Tom Doshi, ndërsa vunë theksin në nevojën e zbardhjes së të vërtetës përmes një procesi transparent, pa ndërhyrjen e qeverisë apo influencën e pushtetit. Ata theksuan se këto qëndrime ia shprehen dhe Z. Basha gjatë qëndrimit të tij në Gjermani. Po ashtu qëndrimi i Gjermanisë për rastin Doshi është bërë publik nga Gunther Krichbaum, anëtar i komitetit të çështjeve të Bashkimit Europian. Ndërkohë që sa i përket procesit të integrimit ata bënë të ditur se çdo hap në këtë drejtim varet nga respektimi i shtetit ligjor dhe lufta kundër krimit të organizuar.

SHKARKO APP