FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediu: Do të thyejmë të keqen e këtij vendi dhe regjimin e korruptuar

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vijuar me takimet elektorale. 25 prillin ai nuk e sheh vetëm si një mundësi për rotacionin e pushtetit. Në takimin me mbështetësit e tij në Kamzë dhe Paskuqan, kandidati për deputet u shpreh se përmes votës shqiptarët do të shprehen kundër arrogancës së kryetarit të PS.

”Në datën 25 prill le të dalim me forcë dhe me kurajo dhe të votojmë në emër të dinjitetit tonë, të familjes sonë. Ka një rrugë për të larguar të keqen, sidomos në demokraci, dhe rruga është pjesëmarrja e gjithsecilit. Detyra e parë është të shkojmë të votojmë”,-tha Mediu.

Nga ana tjetër, Mediu ftoi qytetarët të votonin masivisht në 25 prillit, pasi sipas tij kjo është e vetmja formë demokratike për të larguar të keqen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?