Mediu: Opozita duhet të ketë një ofertë të absorbueshme

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuari i Adi Krastës në SYRI TV.

Ai tha se kryeministri Edi Rama do bëjë çdo gjë për të manipuluar zgjedhjet, por duhet ndaluar.

“Rama ka për qëllim vetëm pushtetin dhe paratë. Ai do bëjë çdo gjë që është e mundur për të vjedhur zgjedhjet”.

“Në çdo qendër votimi, opozita duhet të identifikojë votuesit e saj dhe të garantojë që do të votojnë. Opozita duhet të frenojë manipulimin me qytetarët”.

“Opozita duhet të ketë një ofertë të qartë dhe të absorbueshme,” tha Mediu.

“Unë po përpiqem që të jem pjesë e një koalicioni që garanton fitoren. PR e ka marrë gjithmonë mandatin e deputetit në Tiranë pa PD, e ka marrë në Elbasan, në Durrës. Unë nuk them se kjo përsëritet gjithmonë.

“Nuk është problemi i akomodimit të Fatmir Mediut,” tha ai.

“Padyshim që shqiptarët janë kundër kësaj qeverie dhe kundër këtij njeriu banal, por beteja nuk është e lehtë. Shqiptarët janë kundër, opozita duhet të jetë në krahun e tyre,” tha Mediu.

SHKARKO APP