Mediu për Gërdecin: Më është përgjuar telefoni e verifikuar llogaritë bankare

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në një konferencë për mediat i cilësoi shkelje të ligjeve veprimet e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme të Apelit për Krimin e Organizuar nga Korrupsionin.

Kryetari i PR-së, tha se nuk është e vërtetë që ndaj tij nuk ka pasur hetim, madje tha se Prokuroria i ka verifikuar çdo llogari bankare familjes së tij si dhe i ka përgjuar telefonin.

Vendimi për pushimin e çështjes hetimore ndaj Fatmir Mediut është marrë nga Gjykata e Lartë në shtator 2009. Ky vendim erdhi pak pasi Mediu ishte rizgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?