Megaoperacioni, trafikantët u kapën kur po shkëmbenin mallin
Aktualitet E Martë, 15 Gusht 2023 22:00

Janë zbuluar detaje në lidhje me një operacion ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar këtë të martë në ujërat shqiptare. Një prej gomoneve të përdorura nga trafikantët ka qenë e pajisur me 3 motorrë të rrallë me nga 350 kuaj fuqi, me qëllim për të transportuar drogën në ujërat e detit Adriatik. Pritet që të ketë arrestime të tjera në kuadër të këtij operacioni që ka nisur prej disa ditësh edhe nga pala italiane.